KATEGORIA 1 - Bursë e plotë
Kjo kategori përfshin deri në 3% të studentëve të regjistruar për herë të pare që klasifikohen ne nje nga kategorite e meposhtme.
a.BURSË E PLOTË SOCIALE
Aplikim onlineKjo bursë akordohet për studentët që i përkasin kategorive sociale në nevojë, si:
- Familje me ndihmë ekonomike dhe me mesatare shume të lartë
- Studentë me status jetimi
- Fëmijë dëshmorësh
- Persona me aftësi ndryshe
- Pjesëtarë të komuniteteve të margjinalizuara
- Kategori të tjera të ngjashme sociale
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse vazhdojnë të plotësojnë kërkesat e aneks kontratës për përfituesit e bursave deri në përfundim të studimeve të një cikli akademik.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
b.BURSË EKSELENCE
Aplikim onlineAkordohet për studentët e regjistruar për herë të parë që kanë:
- Mesatare nga 9.7 – 10.0 nga shkolla e mesme, përfshirë provimet e maturës shtetërore, dhe kanë kushte ekonomike jo të favorshme
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, vetëm nëse ruan minimalisht mesataren e hyrjes dhe plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.